in

“Privatësia”

 

“Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private” –Markuzeu

Nëse unë zgjedh për të bërë dicka ajo është zgjedhja ime dhe një zgjedhje që është private. Po ashtu është liria ime të bëj dhe një foto, edhe nëse kjo foto shfaq paknaqësi tek “ata” ose “ato” për arsyen e vetme të përsonazhit që zgjedh të bëj foto.

Gjatë ditës së djeshme me datë 26.02.2019 isha i pranishëm në protestën e Opozitës si ‘Gazetar online’. Gjatë kësaj kohe në protestë arrita të kem një prononcim te z.Berisha (pas hedhjes së gazit lotsjellës ) i cili ndodhej i distancuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës. Unë dhe një kolege tjeter e një websiti arritem ti merrnim disa përgjigje z.Berisha në lidhje me vazhdimin e protestës dhe çfarë pritet të ndodhë.

Postimi në rrjetet sociale

Më pas unë bëra një foto me z.Berisha.

Pak orë më vonë e postova në rrjetet sociale facebook dhe instagram. Më erdhën mesazhe të ndryshme nga miqtë dhe ‘shokët’ në rrjetet sociale. Deri këtu s’ka asnjë gjë por ajo që më suprizoi ishte reagimi i përsonave që nuk më ndiqnin dhe ishin drejtues apo kishin nje vend pune në administrata ( pa përmend emra instuticionesh) ku drejtimet ndaj meje ishin: “… hë mo demokrat, si po të ecën protesta?!”

“….hë bëre foto me atë kriminelin”

“…hiqe atë foton o demokrat”

Unë dua të them vetëm dicka në lidhje me këtë gjë: Nëse unë postoj një foto e bëj sepse më pëlqen një gjë e tillë. Nëse të kesh mundësinë të kesh një prononcim të z.Berisha si “Gazetar online” për ‘ju’ do të thotë përkrahje politike atëher më vjen keq sepse ky është një opinion i gabuar. Të gjithë kemi bindje ama të prezantosh për audiencën papunsinë, varfërinë, ikjen e të rinjve nga Shqipria quhet përkrahje e një force politike, më vjen keq por ju po jetoni në propagandën e politikës. Të bësh një foto me një figurë ‘Publike’ të një partie quhet përkrahje e një force politike, më vjen keq por ju po jetoni në propagandën e politikës sërisht.

Edhe njëherë:

“Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private”

P.s. Ndërsa për ju që i keni bëre save fotos( Një foto e imja dhe z.Berisha, pas prononcimit për qpl.al) , dallimi mes meje që zgjedh të transmetoj realitetin dhe “ju” që ushqeheni me servilizem dhe spiunllik është i madhë.

Ndjes nëse kam bëre gabime drejtshkrimore. //Klodian.P//qpl.al

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Written by qpl

ZYRTARE: Caktohet gjyqtari i El Clasicos – ai që nuk ndali faullin e Suarez në Varane vitin e kaluar…

Mirdita, destinacion per turizmin e aventures, shenjohen 400 shtigje!