in

ZYRTARE: Caktohet gjyqtari i El Clasicos – ai që nuk ndali faullin e Suarez në Varane vitin e kaluar…

El Clasico e kësaj të shtune në La Liga tashmë e di gjyqtarin kryesor. Ai do të jetë Hernandez Hernandez ndërsa Mateu Lahoz do të jetë në dhomën e VAR.

Ky gjyqtar ka shkaktuar polemika të shumta me lojtarët Madrilenët cdo herë që ka gjykuar drejtësinë në El Clasico. Rasti i fundit që mori shumë vëmendje nga lojtarët dhe mediat pas ndeshjes ishte faulli i Luis Suarez ndaj Raphaël Varane në sezonin e kaluar në një aksion ku Blaugranët dolën në epërsi.

Madje gjyqtari anësor i kishte lajmëruar se ishte faull por ai nuk e kishte ndalur. Kjo bëri bujë të madhe pas El Clasicos së sezonit të kaluar.

//Klodia.P// QPL

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Written by qpl

Protestuesit i thyejnë xhamat makinës së Policisë( video)

“Privatësia”