in

Mirdita, destinacion per turizmin e aventures, shenjohen 400 shtigje!

Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte e pranishme në Mirditë, në aktivitetin më temë Promovimi i turizmit malor nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme.

Potencialet për zhvillimet e turizmit malor në rrethin e Mirditës me atraksione të tilla si Pllaja e Valmur-Didhe, Bjeshkët e Kacinarit etj., përfaqësojnë një mundësi të madhe për zhvillimin turistik malor të zonës.

Gjithashtu, kjo çon dhe në rritjen e numrit të turistëve që mund të eksplorojnë shtigjet e kësaj zone malore jo shumë të njohur për publikun e gjerë.

Ky aktivitet u organizua në qendrën Info Kulla nga bashkia Mirditë si një event ekspozues i projektit të shtigjeve si dhe një panair me prodhimet tradicionale të Mirditës.

Zhvillimi tjetër…

Zona e Mirdites eshte kthyer ne nje destinacion per turizmin e aventures. Ekspertet kane shenjuar si ne asnje vend tjeter mbi 400 shtigje ku turistet mund te eksplorojne natyren. Kete e theksoi edhe Ministrja e Kultures, gjate nje vizite ne Mirdite ku u fol nder te tjera edhe per programin “100 fshatrat” e potencialet e tij. Zona e Mirdites ka pritur 65 mije vizitore ne sezonin turistik 2018, ndersa kane filluar te zhvillohen bujtinat e para. Agroturizmi dhe turizmi i aventures pritet qe kete vit te shtojne akoma me tej pranine e turisteve ne Mirdite.

Klodian Përnoca / qpl.al

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Written by qpl

“Privatësia”