Dështon propaganda/ Ky është rasti i foshnjës nga Tepelena që nuk ka marrë ende bonusin e lindjes edhe pse kanë kaluar tre muaj

Teksa viti 2018 ishte duke u mbyllur kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bënë të ditur se nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave që do të hynte në fuqi që në datën 1 janar të 2019, nënat dhe bebet përpara se të linin spitalin do të merrnin një çek, vlera e të cilit varej nga rendi i fëmijës.

Kjo VKM parashikon se për fëmija i parë përfiton 40.000 lekë, fëmija i dytë 80.000 lekë dhe fëmija i tretë 120.000 lekë.

Kujtojmë këtu se nuk ka kaluar shumë kohë që nga dita kur ministrja Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se që nga 1 janari, kohë kur vendimi hyri në fuqi kanë përfituar 6717 bebe. Por ‘’faktoje.al’’ ka sjellë historinë e Aronit.

Nëna e tij erdhi nga Tepelena për ta lindur Aronin në një prej spitaleve private të Tiranës dhe edhe pse duhen vetëm pak ditë që ai të bëhet tre muajsh ende nuk e ka marrë bonusin e bebit.

Procedura për të përfituar bonusin është njëjta si për fëmijë që kanë lindur në spitalet shtetërore dhe ato private.

Prindërit për të marrë çekun duhet të dorëzojnë pranë Shërbimit Social Shtetëror disa dokumente, si certifikatë personale e bebes, një certifikatë familjare dhe fotokopja e kartave të identitetit të  dy prindërve.

Ndaj prindërit e Aronit të vogël duhet të përshkojnë përsëri 200 km nga Tepelena në Tiranë për të dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe më pas të përfitojnë bonusin.

Leave your vote

1 point
Upvote Downvote

Comments

0 comments