in

Dita e Halloween-it një tallje nga demonët…

Teksa po lundroja në internet kryesisht në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ajo çfarë shikoja ishte: ‘Gëzuar Halloween-in ‘ ose ‘Time for Halloween’ te shoqëruar me foto të ndryshme me maska ose me vizatime në fëtyrë. Pak më vonë mendova të dal një xhiro nëpër qytet se në rrjetet sociale vetëm gjëra në lidhje me Halloween-in shikoja. Kur po ecja drejt bulevardit shikova që të gjitha lokalet ishin të ‘zbukuruara’ me kunguj dhe maska ‘të frikshme’ dhe me shkrime:” i ftuar special (x person) për festën e Halloween-it”. U ula të pij një kafe dhe rastësisht qëlloj afër tavolinës sime një nga menaxherët e lokalit dhe ai më tha: Hë mo , pse vetëm ? Gjej naj shoqe dhe eja se ka festë për Halloween sonte , po të jap 2 bileta mos e vrit mendjen i ke falas nga unë( hyrja ishte 10 mijë leke sepse kishte nje këngetare te ftuar sonte) . Por mua më shtyu kurioziteti dhe e pyta: Pse e festoni Halloween-in ju ose më saktë ju si lokal? Ndërkohë ai mu përgjigj: O vlla a do të të them të vertetën se unë as nuk e di dhe as dua t’ia dij se çfarë është Halloween-i , mua më intereson se sa lekë fitoj! Në fakt përsoni në fjalë kishte qën pronari i lokalit dhe kuptova që kjo është një festë që si dihet kuptimi dhe thjeshtë përdoret për fitime ose jo.Kur po kthehesha nga kafeja takova një shok që kishte mbaruar masterin në Elbasan dhe ai po ikte për Halloween. I thashë si me shaka: Po ti ç’pate ishe mirë?!!! Më tha: unë spo iki të festoj Halloween-in por të shikoj ndonjë gocë e kupton vetë(duke qeshur), dhe më pas ai niset për “festë”.Unë kthehem në shtëpi dhe teksa po lundroja në internet shikova këto dy kuriozitete në një nga mediat më të mëdha në Shqipëri, që janë si më poshtë:

A e dini se ngjyrat që simbolizojnë këtë festë janë e zeza dhe portokallia.

Portokallia simbolizon forcë dhe ardhjen e vjeshtës, ndërsa e zeza simbolizon vdekjen për të kujtuar që Halloween-i ka qenë dikur një ditë që ndante të gjallët nga të vdekurit.

Më bërën përshtypje sepse si ka mundësi që ne festojmë ditën e të vdekurve. Dhe asnjë se di pse e festojmë ose çfarë ndjesi ndjen kur kërcen për Halloween?

  • Një shkrim nga Klodian Përnoca

E Fundit/ Plas sherri Hellbanianz vs OTR

Sulmohet ambasada e Serbisë