in

Dy kosovarët e rrahur brutalisht në Serbi janë furrtarë, mësohet identiteti i njërit prej tyre

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur dy shqiptarëve nga Kosova, në natën e së dielës, në Serbi. Ata janë rrahur brutalisht, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit.

Njëri prej të lënduarve, sipas mediave të atjeshme, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Sipas Gazetës Express bëhet fjalë për Çlirim Malokun, i cili në qytetin serb ka shkuar vetëm pak kohë më parë, për të punuar.

Megjithatë, miqtë e tij thonë se kanë marrë konfirmime nga mjekët se ai tani është më mirë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Maloku është furrtar, nga Hasi i Kosovës, dhe është punësuar në një furrë buke nga një shqiptar, po ashtu nga Hasi, në Novi Sad.

Qpl.al//K.P

Eskorta e frikshme e Recep Tayyip Erdogan

Kapet refugjati që synonte Europën i fshehur në valixhe