in

KFOR-i vazhdon të qëndrojë tek Ura e Ibrit

Deklaratat e ashpra që vinin nga Beogradi rreth nismës së Qeverisë së Kosovës për krijimin e Ushtrisë, kishin krijuar dyshime se situata në veri mund të tensionohej. Megjithatë një ditë pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, situata në veri të qytetit të Mitrovicës është e qetë.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, në Urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it, të cilat janë më pakë në numër se ditën e 14 dhjetorit, raporton Gazeta Express.

Në hyrje të urës së Ibrit dhe në disa pjesë të qytetit janë duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara.

Gjithashtu aty janë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

//K.P QPL.AL//

Pse kemi prekur fundin?

Këto janë fjalët e vajzës së Komandantit Legjendar Adem Jashari, pas formimit të ushtrisë…