in ,

Mendohuni mirë përpara se të lidheni me një gazetar, ja 8 arsyet

Thonë se profesioni i gazetarit është shumë interesant, dhe ka nga ata të cilët e konsiderojnë joshës. Por përveç të mirave që mund të kenë gazetarët, nuk është edhe aq e thjeshtë të kesh partner një të tillë. E dini pse? Zbulojeni si më poshtë:

1 – Ata do të shkruajnë edhe për ju –Gazetarët frymëzohen nga shumë gjëra në artikujt e tyre. Kur i tregoni diçka, ata janë vigjilentë, edhe mund të krijojnë një histori me të. Nëse e keni mërzitur, keni ndonjë ves, apo edhe e keni frymëzuar ata do e gjejnë një mënyrë se si t’ju përfshijnë në shkrimet e tyre.

2 – Ata funksionojnë në bazë të ngjarjeve – Nëse keni planifikuar një natë romantike mos u çudisni po ta anulojnë në minutë të fundit. Të gjitha gjërat janë dytësore kur vjen puna te PUNA. Një gazetar nuk ka kurrë orar fiks, dhe një telefonatë mund të prishë edhe momentet më intime.

3 – Janë jashtëzakonisht shumë detaist – Janë pikërisht ata lloj njerëzish të cilët fokusohen te detajet më të vogla. Mos e merrni mundimin t’i gënjeni sepse është e kotë, nuk do kalojë gjatë përpara se t’ju zbulojnë. Ata janë fiks si një qen roje në aeroport, mund të “nuhasin” gjithçka. Çdo gjë që bëni me ta është e regjistruar dhe kanë një memorie tmerrësisht të fortë.

4 – Do mbajnë mend çdo fjalë që i keni thënë – Kudo që mund ti thoni një fjalë apo një detaj, ata nuk e harrojnë. Memoria e tyre është fotografike. Kujdes çfarë nxirrni nga goja në prani të tyre. Ata do ju nxjerrin të vërtetat edhe kur ju nuk e keni idenë. Gazetarët bëjnë gjithmonë pyetjet e duhura.

5 – Do ju korigjojnë gramatikën në çdo rast – Mesazhet që i dërgoni duhet të jenë të shkruara në mënyrë të rregullt dhe nëse ndodh e kundërta përgjigja nuk do jetë për pyetjen, por korrigjim i gabimeve. Ata janë të fiksuar me gramatikën, ndaj matuni mirë kur shkruani dhe flisni me ta.

6 – Kujdes me vendet që i çoni, janë shumë selektiv – Ju mund të keni menduar më të mirën, por ata nuk e kanë problem, pasi nëse vendi nuk i pëlqen nuk do hezitojnë. Mund të qëndroni gjithë natën duke debatuar me ta për vendin ku do shkoni, edhe qoftë për një kafe.

7 – Janë të fiksuar me mediat sociale –Është puna e tyre, duhet të jenë gjatë gjithë kohës në Facebook, Instagram, apo të tjera rrjete sociale. Sot një pjesë e mirë e punës në media funksionon nga interneti, ndaj mos u habisni po ti shihni vetëm me telefon në dorë.

8 – Duan shpesh kohën e tyre – Ata lodhen dhe ndonjëherë e humbasin sensin e kohës. Por kur kanë nevojë për pushim, nuk ju duan aty. Pushimi ideal i një gazetari është larg kujtdo duke u relaksuar. Mundësisht në ndonjë vend të humbur ku nuk ka as valë telefoni.

K.P//qpl.al

Kapet refugjati që synonte Europën i fshehur në valixhe

E Fundit/ Plas sherri Hellbanianz vs OTR