HomeLAJME“Në fakt në dush e doja intervistën”, me këtë koment Ardit Gjebrea...

“Në fakt në dush e doja intervistën”, me këtë koment Ardit Gjebrea habit ndjekësin

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm, “E  diela shqiptare” do jetë e ftuar këngëtarja e njohur Jonida Maliqi me të cilën Arditi ka zhvilluar një intervistë ndryshe.

Sikundër e kemi parë në rrjetet sociale dyshja ka shkuar në Gjirokastër, qyteti i origjinës së tyre, ku kanë zhvilluar bashkëbisedimin që ne do e shohim në orën 18:00 në ekran.

Arditi ka publikuar një foto shkëputur nga intervista ku shihen duke folur në dhomën e Jonidës, pasi ka treguar se intervista fillon me zgjimin e saj.

Mirëpo, fatkeqësisht, ka disa gjëra që janë ende “tabu” për spektatorët shqiptarë, që ende nuk janë mësuar me show-n dhe të bërit televizion ditët e sotme, ndikuar edhe nga perëndimi.

“Ardit këto janë budalliqe. Po në tualet do na nxirrni?“- ka shkruar një ndjekëse e moderatorit, të cilën ky i fundit nuk e ka lënë pa një përgjigje epike.

Në fakt në dush e doja intervistën dhe dikush dikur do e bëjë, por kaq për moshën tonë këtë herë.“- ka shkruar Arditi.

Most Popular