HomeLAJMESkandal / Bashkia e Vlorës heq të gjithë flamujt Ditën e Çlirimit

Skandal / Bashkia e Vlorës heq të gjithë flamujt Ditën e Çlirimit

Një ditë pas ceremonive të festës së shpalljes së Pavarësise së atdheut janë hequr të gjithë flamujt nga monumentet e qytetit të Vlorës. Vlora është epiqendra e festimeve në 28 nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë së vendit. Këtë vit gjithashtu në këtë qytet nuk munguan ceremonitë.

Mësohet se bashkia ka hequr flamujt kuq e zi nga varrezat e dëshmorëve dhe nga Monumenti i Pavarësisë. Ka qenë zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama , ai i cili në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar fotot, ku thotë se në orën 10:30 të së dielës, bashkia ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë.

Deri në këto momente nuk ka ende asnjë reagim nga bashkia e qytetit për këtë vendim.

Most Popular