Testet do të nisin në 2024 dhe do të zgjasin për një vit. Ai do të jetë i pajisur me dy vagonë dhe do të kapë shpejtësinë e 160 kilometër në orë për vetëm 15 minuta. Emrin ja kanë vënë Mireo Plus H dhe pritet të përshkojë tre qytete, duke reduktuar kështu emetimin e 330 tonëve dioksid karboni në vit, shprehet kompania.
Miero Plus H do të fuqizohet nga bateritë dhe qelizat e karburantit do të konvertojnë hidrogjenin dhe oksigjenin në elektricitet. Treni dy vagonësh do të ketë një diapazon 600 kilometërsh, ku gjithashtu mendohet t’i shtohet një vagon i tretë për të kapur 1000 kilometërshin.
“Qoftë i fuqizuar nga elektriciteti i linjës ajrore apo nga hidrogjeni, kryesorja është që energjia vjen nga burime të ripërtëritshme. Ky vend duhet të jetë pionieri i transportit hekurudhor modern”, tha Ministri i transportit gjerman Windfried Hermann