“Për’Puthen” është kthyer në fenomen tashmë, pas shifrës rekord të 100 milionë klikimeve në vetëm 60 episode.
Sezoni i dytë i emisionit më të ndjekur nga të gjitha moshat, që nga fëmijët e deri tek mosha e tretë pa mbushur akoma 3 muaj ka thyer rekorde si asnjëherë më parë.
Moderatorja e emisionit, Bora Zemani e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka komentuar se e priste që do të ishte i suksesshëm por jo kaq shumë.
“E prisja që do të kishte sukses por jo në këto përmasa, më është bërë si shtëpia ime vijojë muhabetet e Për’Puthen edhe kur shkoj në shtëpinë time. Janë të gjithë të vërtetë ashtu siç janë në ekran. Ata mundohen të zgjedhin fjalët e duhura, është format i përditshëm dhe ndonjëherë edhe harrojnë që janë para kamerave…” u shpreh Bora.
Bora gjithashtu tregoi dhe se nuk do të ketë hyrje të reja deri në fund të dhjetorit, ndërsa në janar do të fillojnë përsëri. Moderatorja gjithashtu i këshillon konkurrentët që të kenë kujdes në menaxhimin e famës, sepse dhe ajo ka anët pozitive e negative të saj.