HomeLAJMEShpenzimet e shfrenuara të Veliajt, 65 mijë euro për mobilie zyrash

Shpenzimet e shfrenuara të Veliajt, 65 mijë euro për mobilie zyrash

vetmi qëllim i Erion Veliajt është që të shpenzojë paratë e Bashkisë së Tiranës për interesa personale. Çdo ditë në media dalin në sipërfaqe tendera korruptivë, por kjo nuk e shqetëson aspak ‘Lali Erin’, të cilit i duket vetja se ka imunitet ndaj ligjit.

Më 5 nëntor të këtij vitit Bashkia ka lidhur një kontratë me objekt “Blerje pajisje për zyrat”, me fond limit 8 milion e 333 mijë lekë të reja pa tvsh dhe burimi i financimit është vetë institucioni. Fitues është shpallur operatori ekonomik “EMKO” shpk, me vlerë oferte 8 milion e 2 mijë lekë të reja, që është shumë pranë kufirit të fondit limit.

Nga gara është përjashtuar operatori ekonomik “Shaga” shpk, ndonëse ka dhënë një ofertë shumë herë më të lirë, 5 milion e 258 mijë lekë, pa tvsh. Në argumentin e skualifikimit, thuhet se ditën e zhvillimit të ofertave “Shaga” shpk nuk ka paraqitur mostrat sipas specifikimeve teknike. Kaq ka mjaftuar që “Shaga” shpk të përjashtohet nga gara.

Por për këtë tender ka të dhëna që fituesi ka qenë i paracaktuar. Në garë janë futur edhe dy operatorë të tjerë “Buna” shpk dhe “Muça” shpk, të cilët nuk kanë dhënë asnjë ofertë, ndoshta me qëllim që të përjashtohen e fituesi të dalë “EMKO”. Operatori “Shaga”, shpk ka dashur që të ju prishë planet, por nuk ia doli.

Le të kalojmë tani tek përmbajtja e tenderit. Në marrëveshje thuhet se Bashkia duhet të furnizohet me 210 karrige, 70 tavolina, ku 20 të jenë për drejtues, 78 etazherë, rafte për arkivin, varëse rrobash, sirtarierë dhe 2 kasaforta. Nga gjithë këto blerje, duket që zyrat e Bashkisë së Tiranës janë si një shtëpi e re, që kanë nevojë për mobilie. Sipas logjikës, këto para të shpenzuara ose janë një luks i shfrenuar për punonjësit e Bashkisë, të cilët duan të rinovojnë zyrat, ose paratë futen në xhepin e Erion Veliajt, pa u blerë fare mobiliet. Këtë gjë i takon SPAK-ut që ta hetojë, i cili deri më tani duket si një institucion kukull.  Citon ndër te tjera Pamfleti

Most Popular