HomeTEKNOLOGJITë kontrollosh rrufetë

Të kontrollosh rrufetë

Njeriu vijon përpjekjet për të vënë nën kontroll natyrën. Së fundmi një grup kërkuesish ndërkombëtarë, ka arritur të parashikojë një rrufe dhe të drejtojnë pozicionimin e shkarkimit të energjisë. Suksesi i kësaj arritjeje është kryer natyrisht në laborator, por ende jo në terren.

Shkencëtarët kanë rikrijuar në laborator të gjitha kushtet që shkaktojnë rrufetë gjatë një stuhie, duke përdorur dy panele metalike të karikuara me elektricitet dhe të ndara nga një shtresë e hollë ajri. Shkëndija që ndizet mes dy pllakave, ashtu sikurse rrufeja në qiell, shpërndahet në ajër në mënyrë të pakontrolluar.

Pikërisht në zonën e ajrit ata kanë injektuar molekula grafeni me temperaturë të lartë, që luan rolin e një konduktori, ku shpërndahet shkarkesa elektrike. Por theksohet se edhe pa përdorimin e grafenit, por vetëm të lazerit, mund të arrihet i njëjti rezultat, pra pozicionimi i fluksit të energjisë në drejtimin e dëshiruar.

Objektivi tani është testimi i këtij eksperimenti edhe në natyrë, më rrufë të vërteta, ku fuqia është realisht miliona herë më e lartë sesa në kushtet laboratorike.

Qëllimi i këtij projekti është që këto aparatura të reja të vendosen në vend të rrufepritësve nëpër ndërtesa, për një siguri më të lartë  dhe për të evituar shkarkime elektrike në zona me rrezikshmëri të lartë për zjarre.

E njëjta teknologji, por në shkallën mikroskopike, mund të përdoret edhe në mjekësi, për heqjen në mënyrë ekstremisht të saktë dhe sigurtë të qelizave kancerogjene.

Most Popular

Recent Comments