HomeLAJMEDështon mësimi online në ditën e parë

Dështon mësimi online në ditën e parë

Për qindra mësues dhe nxënës të kryeqytetit, dita e parë e mësimit online nuk u realizua. Për ata që provuan të futen në platformën mësimore Akademi.al skedulimi nuk qe i mundur, ndërsa mësuesit nuk arritën të ngarkonin video-leksionet e tyre. Problemi me platformën pranohet edhe nga Ministria e Arsimit, e cila për Tv Klan sqaroi se ngarkesa e rrjetit u krijua për shkak se pati një fluks regjistrimesh te reja nga nxënësit.

Mësimi vijoi normalisht në shkolla për maturantët dhe grupet që kanë ditët e mësimit fizik në klasa. Për këta të fundit sistemi i alternuar nuk është ende plotësisht i qartë.

Me mirë mësim fizik, kështu online  edhe ngatërrohemi”. “Kemi pak probleme me kodet e platformës online.

Alternimi fizik dhe online përcaktohet nga drejtuesit e shkollave. Në gjimnazin “Partizani” është zgjedhur skenari 2.1.

Ndërsa shumë prej shkollave 9-vjeçare aplikuan edhe këtë të martë mësimin fizik, si një moment për të sqaruar nga afër nxënësit rreth mësimit online.

Most Popular