Një 26-vjeçar nga Kosova ka shfaqur një kulturë të madhe.
Eduard Latifi, i cili jeton në Arbon të Zvicrës ka gjetur një kuletë me 9 mijë franc apo 8 mijë e 301.51 euro.
Latifi e ka dërguar çantën në polici.
Ai ishte duke shëtitur të premten e “Black Friday” në Arbon me gruan dhe djalin e tij të vogël, ku ka vërejtur një çantë të kuqe jashtë një dyqani.
Kosovari deklaroi se me të parë çantën, i kishte shkuar në mendje se dikujt mund t’i ketë humbur çanta, raporton MSN.de përcjell Klan Kosova.
“Çanta ishte braktisur para hyrjes. Menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë”.
Ai nuk kishte frikë se mund të kishte ndonjë gjë të rrezikshme brenda.
Kështu që 26-vjeçari vendosi të shikonte nga afër çantën.
“Kur hapa çantën, pashë se kishte para në të”-tha Latifi.
Ai e mbylli atë sërish shumë shpejt dhe qëndroi aty për disa minuta me çantën në dorë.
Eduardi theksoi se mendonte se pronari mund të kthehej.
Por nuk ndodhi kështu.
Kështu, shqiptari që gjeti çantën, shkoi në dyqan te bashkëshortja e tij.
“Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Bashkëshortja ime më tha që të qetësohem”-vazhdoi Latifi.
Ai dëshironte të shkonte menjëherë në stacionin më të afërt të policisë. Dhe familja shqiptare e bëri atë.
Gjatë rrugës, bashkëshortja e tij i numëroi paratë.
“Ishin 9 000 franga para të gatshme. Bankënotat sapo ishin tërhequr nga banka. Mbi to kishte akoma një kapëse letre”-theksoi djaloshi.
Djaloshi kosovar kur mbërriti në stacionin e policisë në Arbon, prindi familjar i tregoi një nëpunëseje për ngjarjen.
Nëpunësja policore i shprehi mirënjohje për ndershmërinë e tij.
Një orë pasi familja ishte në stacionin policor, celulari i tij cigërroi.
“Në punësja e kishte telefonuar për të i treguar se pronarja e çantës së kuqe e kishte kontaktuar atë” thotë djaloshi kosovar.
Eduardi nuk e kontaktoi personalisht pronarin e çantës dhe të 9 mijë frangave.
Sipas oficeres së policisë, ajo ishte shumë e prekur emocionalisht.
“Ajo më la 100 franga. Tani mund t’i marr në stacionin e policisë”, ka treguar Eduardi.
Zëdhënësi për media i Policisë së Kantonit Thurgau, Andy Theler e ka konfirmuar rastin.
Pronarja e çantës së kuqe është një grua e moshuar.
“Ajo ishte në gjendje të identifikohej si pronare të parave dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”.
Lidhur me shpërblimin që ofrohet për ata që i gjejnë gjërat e humbura dhe sidomos paratë, Theler thotë se është zakon të merret drejtpërdrejt në postë.
Kjo është mënyra më e sigurt për të siguruar që gjithçka të shkojë siç është rënë dakord/ MSN.de