HomeLAJMEMiss Serbia bëri shqiponjën me duar gjatë sfilatës, producenti zbulon ndëshkimin nga...

Miss Serbia bëri shqiponjën me duar gjatë sfilatës, producenti zbulon ndëshkimin nga Vuçiç

Konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World”, u shoqërua me polemika të shumta në median serbe për shkak Miss Serbia.

Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen pasi bëri me duar simbolin e flamurit shqiptar.

Miss Serbia, Irina Jovanka, nuk u ndalua me kaq, por bëri të njëjtin simbol me duar edhe gjatë një interviste.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” ishte producenti i këtij kompeticioni Shpejtim Zejneli, foli për reagimin e ashpër të presidentit Vuçiç.

Gjatë intervistës, Zenelaj theksoi se Miss-i e bërë këtë gjest me dëshirën e saj dhe askush nuk e imponoi.

Sipastij, kompeticioni u bombardua dhe presidenti Vuçiç e shpalli si person non grata.

“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im, ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, tregon ai.

Most Popular