HomeLAJMEBerisha denoncon skandalin: 2 deri në 5 mijë euro për t’u pranuar...

Berisha denoncon skandalin: 2 deri në 5 mijë euro për t’u pranuar në Akademinë e Policisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari lidhur me shumat që duhen paguar për t´u pranuar në Akademinë e Policisë.

Sipas denoncuesit, pranimi në Akademinë e Policisë varion nga 2-5 mijë euro.

Berisha e konsideron këtë një histori turpi, duke theksuar se këto janë standardet e vendosura nga Ardi Veliu dhe Sandër Lleshaj, që e quan “Gjeneral Hashashi”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Histori turpi!

2000-5000 euro pranimi ne Akademine e Policise?

Keto jane standartet e turpit te Ardi Xhafes dhe Gjeneral Hashashit.

Denoj me ashpersine me te madhe degradimin korruptiv te pranimeve ne Akdademine e Policise nga dyshja e lartpermendur.

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e konkurentit dixhital. sb

Dr Pershendetje!

Dua te ndaj me ju nje padrejtesi qe eshte ber kundrejt meje dhe disa miqeve te mi persa i perket fituesve te Akademis se rendit per oficer policie.

Sot doli lista e fituesve dhe ne keto lista ishin 70 vet prisja te ishte dhe emri im mbasi un kisha mar ne testimin e par me shkrim 75 pik nderkoh ne keto lista qe jan fitues kishin mar dhe nga 60 e 70 me pak se un.

Ne testimin e dyte intervist me goj mora 25. 6 pike ndrekoh disa nga keta fitues kishin mar nga 22 e 23 dhe 24.

Problemi pse un nuk isha ne keto lista fitues ishte se un nuk kisha dhen 2000 mij euro

2000 mij euro ishte vetem per testimin e dyte se oer te dy testimet ishte 5000 mij

Po mua sot me than nese se ke dhen kafen nermal qe nu do jesh fitues

Jam i befasuar dhe nga koleget e mi qe jan fitues dhe jan te gjith fitues me nga 2000 e 5000 mij euro, tju vij turp per polic qe jan dhe kan pranuar te marin grad kundrejt ryshfetit qe ka vendosur lleshi me kompani.

Most Popular