Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e kësaj të premteje historinë e një vajze, e cila edhe pse ka dy universitet dhe master, sërish është e papunë. E reja ka thënë se ka jetuar në Francë, por është detyruar të kthehet në Shqipëri për arsye familjare. Sipas saj, gjetja e një punë në administratën e shtetit është shumë e vështirë. “Nuk të lënë që të hysh brenda, e jo më që të gjejnë punë”, tha ajo.