HomeLAJME“Nuk e kam problem nëse më thonë gomar”, Rama: Argëtohem me memet

“Nuk e kam problem nëse më thonë gomar”, Rama: Argëtohem me memet

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është e pamundur si praktikisht, por edhe teorikisht të ndalohen memet në internet. Ai tha se ishte i habitur nga lajmi që Ministria e Drejtësisë ka filluar një nismë ligjore në Kodin Penal për ndalimin e memeve.

Rama shtoi gjatë një interviste në Rtv Ora, se duhet bërë kujdes në dallimin midis opinionit dhe akuzave.

Sipas tij nuk do e kishte problem nëse do i thoshin gomar sepse do e merrte si opinion, por nëse do e cilësonin si hajdut, duhet të paraqiteshin fakte për të mbrojtur akuzën.

Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht t’i ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.

Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë. Është nen i marr që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me meme.

Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju. Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me moskorrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve.

Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte”- tha Rama.

 

Most Popular