Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar shkollën e rindërtuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë, në të cilën mësojnë rreth 600 nxënës.
Rama ishte i shoqëruar nga ministry Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, me të cilët ka bërë edhe batuta për faktin se palestra e shkollës nuk kishte ende një top basketbolli.
“S’kanë top baskëtbolli, tmerr”, thotë Ahmetaj, ndërsa kryeministri ia kthen me batutë: “Po s’ka problem. I hyri tani basketbollit ky.
Më pas kur i afrohen palestrës së shkollës, kryeministri i kthehet kryebashkiakut Ndreu.
“O Pjerin s’kë top ti, apo vetëm bilbil ke ti se ke qenë polic”, thotë Rama duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.