Sërfisjta e njohur Felicity Palmateer ka befasuar të gjithë botën me postimet e saj të fundit në Instagram.
Prej ditësh ajo ka ndërmarrë një nismë të re për të bërë sërf nudo. Mediat sociale të saj janë mbushur me foto dhe video ku ajo shfaqet mes dallgëve duke bërë sërf.
Palmateer shfaqet duke bërë sërf në Hawai, Fixhi dhe në Australinë Perëndimore. 28-vjeçarja ka treguar se kjo eksperiencë është e jashtëzakonshme dhe nuk ngurron të ekspozojë trupin e saj teksa kryen këtë sport.
“Është një projekt që në thelb dukej i thjeshtë, por rezultoi të ishte shumë sfidues për t’u bërë publik dhe përfundimisht për të dalë në skenë”, ka shkuar ajo.
Postimet e saj në mediat sociale kanë marrë shumë pëlqime dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku disa e pëlqejnë këtë projekt e të tjerë shprehen kundër.