Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë Rama. Berisha shkruan se, qeveria ka vijuar pjesën e dytë të aferës 5 milionë euro për rrugën Korçë – Ersekë! “Ja pse e tmerron fjala vjedhje Edvin Hajdutin dhe çetën e hajnave të tij!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Për të vjedhur bëjnë gjithçka! Pjesa e dytë e aferës 5 milionë euro e rrugës Korçë – Ersekë! Ja pse e tmerron fjala vjedhje Edvin Hajdutin dhe çetën e hajnave të tij!
1 – 5 milionë euro për km, rikonstruksioni i rrugës ekzistuese Korçë-Ersekë.
2 – 1,2 milionë euro për km është ndërtuar autostrada Lushnjë – Fier në 2005-2007.
3 – 1,77 milionë euro për km, “baypass” i Fierit me parametrat e mëposhtme që u tenderua me 39 milionë euro apo me 1,77 milionë euro km në vitin 2011, kredi e BEI dhe BERZH.
Gjatesia 22 km, autostradë.
Shpejtësia e projektimit 120km/orë.
Gjerësia e rrugës 22 m (2×2 korsi).
3 ura me gjatësi 80 m.
21 nënkalime (mjetesh dhe hekurudhore).
4 nyje me 2 nivele.
2 gjysmë kryqëzime (semi-svincolo).
2 zona me nga 25.000 m2 secila për shërbime dhe pikë informacioni për turistët.
Kështu, rikonstruksioni i rrugës ekzistuese Korçë-Ersekë me dy korsi kushtoi 4 herë më shumë për kilometër se sa autostrada me katër korsi Lushnjë – Fier dhe rreth tre herë më shumë për kilometër se sa “baypass” i Fierit me katër korsi dhe 22 metra gjerësi dhe të gjitha veprat e tij të artit si tre ura me gjatësi 240 m dhe 21 nënkalime edhe hekurudhore. Edvin Hajduti kalon nga një vjedhje kampion në një tjetër vjedhje kampion. Prokuroria është e partisë./Shkruan ‘Rilindja Demokratike’//