HomeLAJMEÇështja e të zhdukurve plagë e hapur për familjet e viktimave

Çështja e të zhdukurve plagë e hapur për familjet e viktimave

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë duan ta bindin publikun se çdo infomatë do të verifikohet. “Në Londër, Uashington, dhe Bruksel në kuadër të dialogut jemi pajtuar dhe kemi marrë obligim që të punojmë në mënyrë transparente dhe t’i shkojmë deri në fund këtij procesi.” – tha Velko Odalloviq, nga Komisioni për të zhdukurit i Qeverisë së Serbisë.

Kurse Ibrahim Makolli, nga Komisioni i të Zhdukurve në Qeverinë e Kosovës, i cili qe gjithashtu i pranishëm në hapjen e varrit masit tha: “Angazhimet tona nuk do të ndalin deri në zbardhjen përfundimare të të gjithë personave të zhdukur. Bazuar edhe në deklaratat e politikanëve në Serbi ne dyshojmë po ashtu se ekzistojnë edhe disa varreza masive në territorin e Serbisë.”

Ende 1.638 të zhdukur

Ende si të zhdukur në luftën e Kosovës konsiderohen 1.638 vetë. Shumica janë shqiptarë, por në mesin e tyre ka edhe rreth 300 serbë.

Arsim Gërxhaliu, është patologu kryesor në Kosovë dhe shef i Institutit për Mjekësi Ligjore në Prishtinë. Pas luftës ai ka kryer të gjitha transferimet e mbetjeve mortore nga Serbia. Ka punuar në rekonstruktimin e skeletëve të viktimave të zhvarrosuara. Por problemi ende nuk është zgjidhur.

“Ky rast është zhvarrosur javën e kaluar dhe mund të them që është një rast i plotë pasi janë ruajtur rrobat e të ndjerit, e që është gjë e mirë për ne dhe sidomos kur ka artefakte siç janë unazat e floririt apo gjëra të tjera. Bëhet fjalë për një mashkull të moshuar.” – thotë Arsim Gërxhaliu duke treguar disa prej mbetjeve të gjetura.

Most Popular