Në orën 18:00 pritet të startojë Derbi i Torinos, Juventus-Torino e vlefshme për javën e 10 të Serisë A italiane.
Juventusi vjen në këtë sfidë pas barazimit në transfertë ndaj Beneventos dhe fitoren 3-0 në Champions ndaj Dinamos së Kievit.
Bardhezinjtë e Andrea Pirlos të cilët synojnë tri-pikëshin për vazhdimësinë, vijnë me mungesa të rëndësishme në derbi pas dëmtimit të Kielinit dhe Demiralit por dhe skualifikimit dy-javor të Alvaro Moratës.
Ndërsa tek Torino mungon Mërgim Vojvoda pas infektimit me koronavirus dhe Simone Verdi pas një dëmtimi.
FORMACIONET ZYRTARE –
JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Danilo; Kieza, Bentakur, Rabio, Kulusevski; Dibala, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.
TORINO – (3-5-2): Sirigu; Lianko, Nkulu, R.Rodrigez; Singo, Meite, Rinkon, Lineti, Ansaldi; Zaza, Beloti. Trajner: Marko Xhampaolo.