HomeSPORTPjaniç bën “mea culpa”: Nuk jam i lumtur tek Barcelona, Juventusi më...

Pjaniç bën “mea culpa”: Nuk jam i lumtur tek Barcelona, Juventusi më ka mbetur në zemër

“Kisha nevojë për stimuj të ri. Pas 9 vitesh në Itali, kërkoja sfida të reja dhe Barcelona ishte ëndrra ime”, kështu kishte deklaruar Miralem Pjaniç në ditën e prezantimit zyrtarisht si një lojtar i katalanasve.

Por në distancën e një harku kohor prej 3 muajsh, mesfushori boshnjak ka gjetur kohën për pendesë, ku ka pak prezenca dhe shumë ndeshje në rolin e spektatorit.

Bilanci flet qartë, 6 sfida në La Liga nga ku vetëm një ka qenë titullar, dhe 5 sfida në Champions të gjitha nga minuta e parë, me një minutazh prej 551 minutash.

Gjatë një interviste me “La Gazzeta dello Sport”, ish-mesfushori i Juventusit flet për sfidën ndaj ish-skuadrës së tij ku ka arritur të fitojë dhe kampionatin për disa vite rradhazi:

Juventus – “Juventusi më ka mbetur në zemër. E ndjek gjithmonë kur mundem. Shorti më bëri shumë të lumtur, keqardhje që nuk mund të luhej me tifozë në Torino, por do të ketë raste të tjera.”

Më mungon Italia – “9 vitet e mia në Itali ishin shumë të bukur, dhe sinqerisht më mungon. Tek Roma dhe tek Juventus jam ndjerë shumë mirë pasi kam kaluar sezone të mrekullueshme. Tani kam sfidën e re në klubin më të madh në botë dhe duhet të rifutem në lojë.”

Pak prezenca – “Do doje të luaje më shumë? Po, është ajo që unë dëshiroj. Sinqerisht nuk arrij t’a kuptoj arsyen e kësaj situate. Është e qartë që dëshiroj të luaj më shumë. Dij të jap akoma më shumë, dhe kur trajneri më ka thirrur, gjithmonë i jam përgjigjur , kam bërë mirë dhe kam luajtur ndehsje të mira. Më shumë se kaq nuk di se çfarë duhet të bëj. Jam duke u stërvitur dhe ndihem gati.”

Nuk je i lumtur – “Sigurisht 100%. Nuk jam i kënaqur dhe nuk mund të jem, pasi në karrierën time nuk kam pranuar kurrë idenë për të mos luajtur dhe nuk do t’a bëj as tani. Është një situatë shumë delikate që mua nuk më leverdis.”,përfundon Miralem Pjaniç.

Most Popular