HomeSPORTCHAMPIONS LEAGUE/ Ritakimi Mesi-CR7, në menu është … kreu i grupit. Ja...

CHAMPIONS LEAGUE/ Ritakimi Mesi-CR7, në menu është … kreu i grupit. Ja të gjitha duelet e ditës së sotme

Do të luhen ditën e sotme 8 sfidat e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, e cila pritet të dhurojë spektakël mbrëmjen e sotme.

Në fushë do të zbresin shumë skuadra të mëdha, teksa vëmendja më e madhe do të jetë padyshim tek 2 duelet më të rëndësishme siç është ajo mes Barcelonës dhe Juventusit si dhe Lajpcig-Mançester Junajtid.

Në “Camp Nou”, do të luhet për vendin e parë pasi si katalanasit ashtu edhe bardhezinjtë e kanë siguruar kualifikimin. Ritakim Mesi-CR7 në Champions.

Ndërkohë që një duel tepër i zjarrtë pritet të jetë ai në Gjermani ku luhen fatet e kualifikimit.

Dita e sotme do të ngrejë siparin me 2 takimet e Grupit F që do të startojnë në orën 18:55. Lacio e Strakoshës dhe Tares, do të presë në shtëpi belgët e Klub Bryzh. Të kaltërve do t’iu mjaftonte një barazim për të siguruar kualifikimin më tej. Ndërkohë që Zenit-Dortmund do të jetë sfida tjetër e këtij grupi që luhet në orën 18:55.

Në përballjet e tjera, në fushë do të zbresin skuadra si Çelsi, PSG, Sevija, apo edhe Ferencvaroshi i Myrto Uzunit.  

PËRBALLJET E DITËS SË SOTME: 

GRUPI E

Çelsi – Krasnodar 21:00

Ren – Sevija 21:00

grupi e

GRUPI F

Lacio – Klub Bruzh 18:55

Zenit – Borusia Dortmund 18:55

F

GRUPI G

Barcelona – Juventus 21:00

Dinamo Kiev – Ferencvarosh 21:00

G

GRUPI H

PSG – Bashakshehir 21:00

Lajpcig – Mançester Junajtid 21:00

h

Most Popular