Teksa protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është zhvendosur te Kryeministria, në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Kristi Gongo, gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Ftesë në 5” është rrëfyer motra e të ndjerit, Bora.
E gjendur në protestë, Bora shprehet mes emocionesh se kërkon drejtësi dhe dorëheqjen e kryeministri Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.
“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait tim. Për çfarë më u vra? Për çfarë nuk qëlloi në ajër. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim,ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështeteje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”. Top Channel