Baris Çollaku ka deklaruar në “Çim Peka Live”, se efektivi që vrau Klodian Rashën, është një i afërm, me një ish ministër të brendshëm të qeverisë Rama.
Çollaku nuk dha informacione të mëtejshme se për kë bëhet fjalë, por tha se polici është me origjinë nga Tepelena.
“Të dhënat e deritanishme, ka të bëjë me një nga ministrat e brendshëm të mëparshëm, është i afërm. Kjo ka shërbyer edhe si presion i shtuar ndaj çështjes. Është nga Tepelena polici”, tha Çollaku.
Mbrëmjen e sotme ka patur sërish protesta të dhunshme dhe dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk e ka shuar zemërimin e protestuesve.
Nga ana tjetër, policia është përgjigjur në disa raste me akte dhune jo proporcionale, siç ishte rasti i një të riu që u godit dhe masakrua, kur nuk përbënte asnjë rrezik për policët me skafandra.//FaxWeb//