HomeLAJME“Arrest me burg” për policin që vrau 25-vjeçarin, vendim i Gjykatës

“Arrest me burg” për policin që vrau 25-vjeçarin, vendim i Gjykatës

Ka përfunduar seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj punonjësit të Policisë, Nevaldo Hajdëraj, i cili vrau me dy plumba pas shpine 25-vjeçarin Klodian Rasha, mëngjesin e kësaj të marte.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj Hajdërajt, i cili akuzohet nga prokuroria për vrasje në kushtet e kapërcimit të vetëmbrojtjes.

Hajdëraj ka kërkuar që në seancë të ishin të pranishëm dhe familjarët e Rashës, në mënyrë që ti’u kërkonte falje për ngjarjen e ndodhur.//RD//

Most Popular