HomeLAJMEGjenden trupat e groposur/ Pas një javë kërkimesh në Krishevak, dalin 4...

Gjenden trupat e groposur/ Pas një javë kërkimesh në Krishevak, dalin 4 trupa

Gërmimet njëjavore në gurorën “Kishevak” të Serbisë, kanë rezultuar me dyshimet në gjetjen e mbetjeve mortore të katër personave.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tregon se profili gjenetik i tyre do të zbulohet para pranverës. Në këtë varrezë masive dyshohet të jenë varrosur 17 trupa të shqiptarëve civil nga lufta e fundit në Kosovë.

Por, gërmimet në Kishevak do të përfundojnë gjatë së premtes për të rifilluar në pranverë për shkak të kushteve atmosferike. Me të përfunduar gërmimet në Kishevak, destinacioni i radhës do të jetë në minierën tjetër të Shtavalit.

 Ky vend pritet të jetë varreza masive e gjashtë në Serbi, me trupa të civilëve shqiptarë. Nga katër lokacionet e para janë gjetur 941 trupa civilë, teksa shteti është në kërkim edhe të mbi 1600 trupave të tjerë, për fatin e të cilëve nuk dihet.

Most Popular