HomeLAJMEProfil/ Ardi Veliu, “krushku” i Edi Ramës dhe Ilir Metës, që mori...

Profil/ Ardi Veliu, “krushku” i Edi Ramës dhe Ilir Metës, që mori Balilin me saze, kamera e krekosje; ndërsa tani po struket si “lepur”

Duhet shporrur/ Këtë polici kemi e do të kemi, gjersa në krye të saj është një kryepolic dallkauk, intrigant, me formim kulturor nën nivelin e ulët të shoqërisë; i emëruar në këtë post të lartë me preferencë personale nga “miku i familjes” Fatmir Xhafaj, ndërkohë që gjitha aktiviteti i tij brenda e jashtë policisë, ka njolla të zeza bashkëpunimi me eksponentë të krimit, trafiqeve, korrupsionit e kontrabndës, prej të cilëve ka përfituar pasuri të shumta në Vlorë, Fier, Durrës, Tiranë, SarandË

Kanë kaluar 4 ditë, nga tortura dhe vrasja barbare e 25 vjeçarit Klodian Rasha, vetëm 20 metër larg derës së shtëpisë, nga polici i harbuar i grupit “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.

Por ende, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka dalë të jap sqarime zyrtare, për këtë krim të rëndë e të shëmtuar policor, pse i riu kishte dalë pa lejen e Ogertës.

Ndërkohë, që me djallëzinë për të pastruar veten, duke shpëtuar policin vrasës; urdhëroi zhdukjen e provave dhe sajoi prova false; bashkë me grupin “Çiftelia” në SHÇBA, në Drejtorinë e Krimit dhe policinë e Tiranës, ku (ç) drejtojnë “Dhimo Ziu” i trafikantëve të krimit dhe ndërtuesi Rebani Jaupi.

Pse nuk po del Ardi Veliu, të jap shpjegime, kur ligji e detyron, që në ngjarje të rënda të kësaj kategorie, të hartojë dhe publikojë deklarata zyrtare, vetë ai?

Vartësit e tij, thonë se ndërsa “Ardi i Balilit”, është “dhelpër” për pazare me eksponentë krimi e intriga ndaj kolegëve; kulturalisht është extra injorant, që nuk di të lidh dy fjalë si drejtues i lartë policie, paçka se ka 4 diploma universitare: 1 ushtarak kambaleje, 1 oficer policie, 1 ekonomik-manazhim dhe 1 diplomë juristi.

Por ka dhe një motiv tjetër, që ka detyruar Ardi Veliun të zhdukë provat e të heshtë; mbasi gjatë kohës me detyrë Komandant Policie në Memaliaj; ka patur lidhje të afërta të pista, me familjen e policit vrasës.

Babloku që gjendej për piknik në Amerikë, duke e ditur se çfarë broçkullash nxjerr “mendja” e Ardi Veliut; urdhëroi Sandrin si më të “kënduar’, që ditën e vrasjes të hartonte e publikonte në “FB” një “esse”, me mendimin se çështja do mbyllej me kaq.

Drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, titullari përgjegjës për aktivitetin e policisë, nuk po prononcohet publikisht.

Në vend të tij, doli Edi Rama i cili e mbrojti, duke e qujtur “kryepolic model të ditur e të aftë”; ndërsa mbrëmjen e të premtes, në errësirën prapa Ramës, zgjaste kokën Ardi Veliu, por pa thënë asnjë fjalë.

Siç e kemi parë, kryepolici Ardi Veliu, nuk del të prononcohet publikisht, mbasi është zëvendësuar “de facto” nga Babloku; i cili prej 2 ditësh po bën zëdhenësin dhe avokatin e Ardi Veliut dhe kapobandës policore, Rrumbullaku-Ziu-Jaupi që zhdukën provat e krimit.

Logjika e fakteve, thotë se:

– Këtë polici kemi e do vazhdojmë të kemi, për aq kohë sa në krye të saj është një drejtues “blozë”, intrigant e extra injorant; i emëruar nga “miku i familjes”, Fatmir Xhafaj.

– Nuk mund të kemi polici ndryshe, gjersa drejtuesi Ardi Veliu është vetë-pajisur me grada të falsifikuara e në shkelje të plotë të ligjit.

– Nuk mund të kemi polici të drejtuar me kulture, dinjitet e vizion, gjersa drejtuesi i saj, është pajisur dhe me 2 diploma universitare Ekonomik e Jurist, të marra brenda 2 vitesh me letra false, në Universitetin e Vlorës, me firmë të gruas pedagoge e “miqve” të saj.

– Nuk mund të kemi një polici të shkëputur nga krimi e në luftë reale përballë krimit, kur drejtori Ardi Veliu, rezulton të këtë punuar shef në policinë private “Balili-Co” të trafikantit Klement Balili, kur ky kërkohej ndërkombëtarisht.

– Nuk mund të kemi një polici të dekriminalizuar, kur drejtori Ardi Veliu, rezulton me dosje hetimore si kryepolic bashkiak në Vlorë, 7 herë i rrahur nga ndërtuesit dhe i hetuar 3 herë për ryshfete.

– Nuk mund të kemi polici që lufton krimin, kur vetë drejtori Ardi Veliu, figuron i përjashtuar nga policia; për lidhje me grupet kriminale dhe me deklarimin në “Veting” si i pastrehë…, por me vilë 300 mijë Euro në Sauk, ndërtuar nga persona në kërkim prej tij.

Mjafton fakti që Rama nuk po e shkarkon, për të krijuar bindjen e plotë, se Ardi Veliu është “dora e punëve të zeza”, që babloku realizon me struktuarat mafioze të policisë.

Madje fakti, që Rama e shkarkoi Sandrin, vetëm me një SMS nga supermarketi në Amerikë; tregon se Ardi Veliu është më i afërt dhe ende më i “dobishëm” se Sandër Lleshaj; të cilin Rama e përdorte për deklarata në parlament, për firma miliardash e emërime kryepolicësh banditë, duke e joshur me makina luksoze e sekretare balerina./Pamfleti

Most Popular