HomeLAJMEItalia po i jepte lamtumirën Paolo Rossit, hajdutët vjedhin banesën e tij

Italia po i jepte lamtumirën Paolo Rossit, hajdutët vjedhin banesën e tij

Një skandal ka ndodhur në Itali. Mijëra tifozë në vend i kanë dhënë lamtumurën e fundit legjendës së futbollit italian, Paolo Rossit, por gjatë kësaj kohe është grabitur banesa e tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ceremonia mortore në nder të Rossit është bërë në qytetin juglindor të Vincenza gjatë ditës së djeshme, dhe kjo gjë është shfrytëzuar nga hajdutët.

Raportohet se pas ceremonisë kur gruaja e tij ishte kthyer në banesë kishte gjetur gjithçka rrëmujë dhe ka denoncuar ngjarjen në polici.

Deri tani mësohet se hajdutët kanë marrë disa sende me vlerë dhe para. Tashmë çështja është në duart e policisë dhe po hetohet për të gjetur personat përgjegjës për vjedhjen.

Legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Ai vuante nga kanceri në mushkëri dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor që i mori jetën kampionit të botës.

Rossi ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve 80’ dhe në atë kohë kombëtarja e Italisë arriti sukese të mëdha./tvklan.al

Most Popular