HomeLAJMEKrijesa që po terrorizon oqeanet

Krijesa që po terrorizon oqeanet

Në dalje të gjirit amerikan në Korrik të 2019, shkencëtarët nuk arritën t’i besonin syve kur zbuluan një krijesë të re në thellësirat e oqeanit, e cila ishte shumë grabitqare dhe e rrezikshme. Por çfarë i shokoi më së shumti qe fakti që diçka e tillë u arrit të filmohej kur po gllabëronte një peshk shpatë.

Videoja u postua nga Administrata Oqeanike e SHBA. Në rreth 450 metra thellësi dhe në një largësi prej 130 kilometër nga tabani detar, peshku shpat me gjatësi 2.5 metër u masakrua nga kjo krijesë.

I përngjan peshkaqenit dhe shpesh konsiderohet si “i përgjumuri” për shkak të lëvizjeve shumë të ngadalta që kryen si dhe mbikëqyrjeve detare në kërkim të preve. Ky peshk masiv është 2 metër gjatësi dhe sillet nëpër shpella detare apo nëpër rrënoja anijesh.

Ajo që i ngriti shumë pikëpyetje shkencëtarëve ishte a jetonte ai lloj peshku aty apo ishte thjesht kalimtar./tvklan.al

Most Popular