HomeLAJMEShkrihet dega e pestë e LSI në Tiranë, Elez Gjoza kalon me...

Shkrihet dega e pestë e LSI në Tiranë, Elez Gjoza kalon me PS

Pas njësisë nr, 11 në kryeqytet, edhe bërthama e njësisë nr 2 të kësaj force politike në Tiranë, është shkrirë.

Protestat e fundit duket se kanë patur një rol vendimtar në largimin e një personazhi influencues si Elez Gjoza drejt PS. Ish-administratori i njësisë nr 2 është bërë pjesë e socialistëve me një firmë që e anëtarësoi zyrtarisht në PS.

Njësia nr 2 në Tiranë ka patur rezultatin më të lartë të LSi në kryeqytet, por me këtë lëvizje tronditet seriozisht.

Kështu shkrihet dega e njësisë 2, pas LSI në Farkë, në Vaqarr, në njësinë nr. 3 dhe në njësinë nr 11 në Laprakë.

Kur ka mbetur fare pak kohë gjer në zgjedhjet e 25 prillit, dy njësitë e LSI-së më të forta, 11 dhe 2 janë shpërbërë totalisht.

Most Popular