Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e vrasjes mbas shpine, në prag të shtëpisë të 25 vjeçarit Klodian Rasha nga vrasës me pagesë dhe uniformë.
Berisha shkruan se, Edvin Kristaq Xhelati e shpalli vrasjen shtetëror aksident duke ekzekutuar për së dyti viktimën.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Video e vrasjes shteterore, mbas shpine, ne prag te shtepise e te riut 25 vjeçar Klodian Rasha nga vrases me pagese dhe uniforme. Ngjarja te cilen Edvin Kristaq Xhelati e shpalli aksident duke ekzekutuar per se dyti viktimen, pergjaku 8 Dhjetorin, Diten e Rinise, mbuloi ne zi familjen Rasha dhe tronditi mbare Shqiperine.