Shkruan Bledi Mane:
Ministrin e ri të Rendit që u dekretua sot ende pa hyrë në zyrë po e ndjek i njëjti mallkim si paraardhësit.
Prej vitesh Bledar Çuçi, politikan i së majtës dhe njohje e vjetër e kryeministrit Rama, ka gënjyer për arsimimin e tij. Në dokumentat zyrtare depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bashkë me formularin e tij të dekriminalizimit, në CV e politikanit dhe ministrit Çuçi është fshehur qëllimisht një pjesë e arsimimit të tij.
Në shtator të vitit 1988, Bledari, djali i Triumf Çuçit kushuri i parë i Enver Hoxhës, fillon studimet në Shkollën e Lartë të Sigurimit të Shtetit në Sauk dhe pas 3 vitesh përgatitjesh si agjent i fshehtë, vazhdon studime të tjera në Fakultetin e Juridikut kur ende president i vendit ishte komunisti Ramiz Alia.
Fshehja e të dhënave personale dhe të qenit sigurims ose bashkëpunëtor i organeve të spiunazhit gjatë komunizmit dënohet dhe janë të ndaluar me ligj të ushtrojnë poste publike.
Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë e drejton një ish sigurims.
Opozita dhe mediat pranë saj nuk duhet të heshtin por duhet urgjentisht të zbarkojnë te arkiva e Akademisë së Policisë në Sauk e të zbardhin numrin e amzës dhe diplomimin e Bledar Çuçit.
Sali po ti po më lexon? Sali, o Sali Berisha mos u merr me gruan e Çuçit por merru me kohën e errët kur Çuçi ishte sigurims!