DEMI
Sot do keni kalime të reja të planetëve që do prishin ekuilibrat. Nëse Jupiteri tek Ujori nuk do jetë në harmoni, Mërkuri tek Bricjapi do jetë miku juaj. Planeti do dijë t’ju dhurojë forcë për të cilën do keni nevojë sot e tutje.
BINJAKËT
Mërkuri do i thotë ‘Lamtumirë’ Shigjetarit për të kaluar tek Bricjapi, një pozicion shumë më i volitshëm për ju. Marrëdhëniet e punës, bashkëpunimet, financat tuaja dhe punët mund të marrin një marsh më shumë.
GAFORRJA
Sipas parashikimeve, Dielli e Mërkuri do jenë kundër. Sot e tutje do duhet të bëni kujdes, sidomos në marrëdhënie me të tjerët, në ambjentin e punës dhe në menaxhimin e parave.
LUANI
Sot Mërkuri e ka seriozisht, sidomos pas kalimit në qiellin e Bricjapit. Javët e ardhshme do duhet të evitosh lëvizjet e guximshme, sidomos në këndvështrim profesional dhe ekonomik dhe në vendimet që ju rrezikojnë. Më mirë të mbani një profil të ulët!
VIRGJËRESHA
Sot, Afërdita më e dashur do ‘godasë’ ndjenjat tuaja. Shfrytëzojeni këtë ditë për të krijuar më shumë hapësirë për dashurinë. Nëse kohët e fundit keni patur vështirësi me partnerin, në orët e ardhshme do keni mundësi të rikuperoni.
PESHORJA
Saturni largohet sot nga Bricjapi për të kaluar tek Yjori, një pozicion që ju favorizon goxha. Sot e tutje mund të mendoni për të ardhmen me më shumë optimizëm.
AKREPI
Mërkuri që transferohet tek Bricjapi bëhet më i vlefshëm për firma, letra, dokumente dhe kontrata në përgjithësi. Kush ka të bëjë me letra pune, do marrë kënaqësi të bukura, do jeni të frymëzuar dhe veçanërisht produktiv.
SHIGJETARI
Mos u frikëso që planet ii punëve largohet nga ju për të vajtur tek Bricjapi. Edhe nga shenja ku do të shkojë, do të të ndihmojë të rrisësh të ardhurat.
BRICJAPI
Sot do mirëpresësh Mërkurin në shenjën tënde. Planeti do i dhurojë një marsh më shumë parave, marrëdhënieve me kolegët, bashkëpunëtorët dhe eprorët. Në javët e ardhshme do ndiheni të frymëzuar, do të keni ide të reja për të bërë të mundur rritjen e të ardhurave.
UJORI
Sipas Horoskopit të Brankos, sot Mërkuri do jetë kundër. Nga sot e tutje duhet të bëni shumë kujdes në marrëdhëniet ndërpersonale. Në orët e ardhshme mund të hasni ndonjë moment tensioni ose ndonjë shpenzim të paparashikuar.
PESHQIT
Mërkuri do jetë në harmoni me ju dhe do ju lejojë të gjeni më shumë qetësi. Gjithçka do duket më e thjeshtë, duke nisur nga marrëdhëniet e së shkuarës, duke kaluar tek dialogu e për të përfunduar me punën. /Përshtati K.P