HomeLAJMESkandal/ Bashkim Ulaj merr 7 mln euro për “Sheshin e Flamurit” në...

Skandal/ Bashkim Ulaj merr 7 mln euro për “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, skualifikohet kompania “Curri shpk”, ofroi 1.5 mln më pak

Oligarku Bashkim Ulaj duket se vazhdon të jetë “qingji i mirë që pi dy nëna”. Siç dihet ai ka marrë tendera të shumtë edhe gjatë kohës kur në pushtet ishin demokratët, përveçse miliardave të pafundme që ka shtënë në xhep nga Rilindja. Rasti më i fundit është ai i një tenderi me numër reference REF-74310-10-07-2020 dhe me objekt “Rikualifikimi urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”.

Tenderi është zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga i përhershmi Dritan Agolli, me një fond limit prej 919,315,102 lekësh të reja. Sipas dokumentave të tenderit, shikohet se kanë marrë pjesë 7 kompani, nga të cilat fituese është shpallur “GENER 2” e Bashkim Ulaj-t me një vlerë prej 698,150,210 lekë të reja ose rreth 8.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH, raporton JOQ. Kjo shifër stratosferike do të përdoret për rikualifikuar Sheshin e Flamurit në Vlorë dhe Kullën e Sahatit.

Mirëpo vihet re se në mënyrë flagrante nga gara është skualifikuar 3 kompani të cilat kanë ofruar më pak sesa Bashkim Ulaj. Madje rasti më flagrant është ai i kompanisë “CURRI SHPK” që ka ofruar gati 2 miliardë lekë më pak! Pra në rastin më të mirë, shteti do të humbë plot 2 miliardë lekë të cilat janë një dëm ekonomik i pastër. Siç duket Dritan Agolli nuk pyet për asgjë përveçse të zabtojë direktivat e Rilindjes për të dendur përsëri me miliarda oligarkun Ulaj./PAMFLETI/

Most Popular