HomeLAJMEHoroskopi i ditës së martë, 22 dhjetor 2020 sipas astrologut të njohur...

Horoskopi i ditës së martë, 22 dhjetor 2020 sipas astrologut të njohur Branko

Dashi

Nisni një bisedë të thellë dhe domethënëse me dikë me të cilin/ën i keni humbur kontaktet. Mund të ndodhë që një nyhe mosmarrëveshjeje të zgjidhet. Gjithçka duhet të bëni, është të jeni ju që hidhni hapin e parë. Ka një sasi të madhe energjie dhe sinqeriteti në ajër që do ju ndihmojë të promovoni mbështetjen tuaj. Gjejeni lidhjen me dikë që as nuk e dinit se ishte aty.

DEMI

Duket sikur diçka ju bllokon sot, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni produktivë. Mund të keni nevojë të modifikoni sjelljen tuaj. Vlerësojeni me kujdes një situatë para se të procedoni. Dikush mund të përpiqet t’ju kryqëzojë. Tregohuni të zgjuar. T’u dilni gjërave përballë, nuk do jetë e këshillueshme. Mund të zbulosh pjesë të puzzle-it që nuk i njihje.

BINJAKËT

Gjërat duhet të shkojnë mirë sot për ju. Keni një lloj qetësie në ajër që do ju ndihmojë të qetësoni nervat. Nuk ka nevojë t’i komplikoni gjërat më shumë se ç’duhet. Përgjigjet janë në të vërtetë shumë të thjeshta. Gjithçka dëshiron, e ke. Nuk duhet të shkosh shumë larg për të gjetur atë që po kërkon.

GAFORRJA

Mund të duket sikur dikush të ka hedhur një kovë me ujë në kokë sot. Duket se zjarri yt është fikur. Ki parasysh se kjo është vetëm e përkoshme dhe flaka jote e brendshme shumë shpejt do të rindizet. Për momentin, merr kohën që të duhet për të ngadalësuar dhe për t’u relaksuar. Përdore këtë si një mundësi për të reflektuar dhe për t’i sintonizuar me natyrën tënde të ndjeshme. Lër që dikush tjetër të marrë në dorë frenat.

LUANI

Tensioni mund të jetë i lartë sot, ndërkohë që gjërat po arrijnë një kulm të madh emotiv. Mund të duket se të gjithë po përpiqen të të kapin, por me shumë mundësi kjo paranojë është fryt i imagjinatës tënde. Mos e lër veten të transportohet nga skenarë të çmendur që nuk kanë asnjë bazë në realitet. Njerëzit ndonjëherë mund të reagojnë çuditshëm, ndaj mos u çudit nëse arsyeja dhe logjika nuk gjenden në asnjë vend.

VIRGJËRESHA

Me shumë mundësi do përfshiheni në një dramë emotive shumë intensive, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Përpiquni të ruani qetësinë. Gjeni një vend të qetë dhe të veçuar ku të mund të relaksoheni. Energjia juaj është aty, por mund të jetë më e rezervuar në një ditë si kjo. Bëj paqe me njerëzit që ke rreth vetes.

PESHORJA

Sot do gjeni forcën në rezervat tuaja të brendshme. Mos hezitoni të sqaroni mendimet tuaja më të thella. Mbani antenat të ngritura. Do zbuloni se ka elektricitet në ajër që i mban emocionet e njerëzve në nivel maksimal. Ndiq instiktin tënd dhe ki parasysh se kjo mund të jetë mbrojtja më e mirë kundër sfidave të ditës. Mendimi racional zakonisht mbivlerësohet.

AKREPI

Mund të ndiheni pak dembelë sot. Shpirti yt luftarak do preferonte të rrinte në divanin e shtëpisë, në vend që të çohej dhe të luftonte. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Mund të jetë një ditë, ku thjesht doni të bëni pushim dhe të mos kërkoni vendin tuaj në botë. Kujtohu se një lider i mirë merr kohë për t’u ulur dhe për të reflektuar mbi çfarë ka ndodhur së fundmi, në mënyrë që të bëjë plane më të mira për të ardhmen.

SHIGJETARI

Ndjeshmëria jote është e fortë sot. Do zbulosh se perceptimi që ke për situatat është në linjë me të vërtetën. Kij parasysh se për të patur sukses nuk do kesh nevojë të shtysh askënd për të bërë atë që do ti. Me shumë mundësi do jesh në gjendje të arrish më shumë, thjesht duke u sintonizuar me natyrën tënde marrëse dhe të sjellshme.

BRICJAPI

Sot mund të ndiheni pak konfuzë. Mund të duket se era ka ikur nga velat tuaja. Mos u shkurajoni nga ngadalësia e ditës. Kapni rastin për t’u relaksuar dhe për të karikuar bateritë. Reflektoni pak brenda vetes, në vend që të lëvizni drejt së jashtmes. Leksioni më i çmuar për të mësuar është durimi. Kujtojeni këtë gjatë gjithë ditës.

UJORI

Sot është një ditë e shkëlqyer për ty. Do jeni të mirëpritur të bëni çdo lloj çmendurie. Ke aftësinë unike për të qenë agresiv/e në arritjen e dëshirave, pa e shqetësuar energjinë që është rreth teje. Njerëzit i respektojnë dhe nderojnë cilësitë e tua. E është pikërisht ky virtyt që do të të bëjë të fitosh të gjithë lojën.

PESHQIT

Bota me shumë mundësi nuk do rrotullohet rreth teje sot, ndaj mësohu me idenë. Edhe pse ky mund të mos jetë lajmi që do të dëgjosh sot, me shumë mundësi është lajmi që duhet të dëgjosh më dendur. Përdor pasionin tënd të jashtëzakonshëm për të ushqyer të tjerët. Mendo më pak për veten dhe më shumë për të tjerët që ke rreth vetes, sidomos për familjen tënde. Qëndro afër shtëpisë dhe merru me punët familjare. /Përshtati K.P

Most Popular