Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për shefen e ONM-së Genoveva Calavera, se kjo e fundit ishte bashkëpunëtorja e Edi Ramës, një tjetër akuzë ka ardhur nga opozita.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, u shpreh se shefja e ONM-së merr 26 mijë euro dhe vjen vetëm 1 herë në 3 muaj, ndërkohë që paguhet nga buxheti që është planifikuar për t’ia dhënë Shqipërisë.
“Calavera merr 26 mijë euro dhe vjen njëherë në 3 muaj këtu. Ajo paguhet si pjesë e ONM-së me një pagë shumë të madhe dhe paguhet te buxheti që është plabnifikuaar për t’ia dhënë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.