
Nisja e vaksinimit në Greqi dhe Serbi, dy nga vendet tona fqinje ka hapur debatin në rrjet se ku është Shqipëria me procesin e vaksinimit. Kryeministri dhe qeveria e kanë lënë këtë çështje në pritje të vitit 2021 si për të hequr tersin e 2020-ës, ndërsa të tjerët me shpejtësinë e dritës kanë nisur të vaksinojnë qytetarët e tyre. Kjo ka hapur edhe një lumë krijimtarie, sesa i mbajnë premtimet politikanët. Për shembull, një meme sugjeron se kur të ndërtohet Aeroporti i Kukësit do të vijë edhe vaksina… apo se Edi Rama fluturon gjithnjë.