Në deklaratën e mbajtur sot për mediat, kryeministri Rama ka nxjerrë gjithë dufin ndaj Presidentes në detyrë Vjosa Osmani, fjalimin e së cilës e bojkoti në mënyrën më të turpshme 5 ditë më parë në Parlament. Por ajo që u vërejt në fjalimin e Ramës ishte përcaktimi i kosovës si fqinj i zakonshëm, sic mund të jetë për ne Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. “Unë mund të them që sigurisht që objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët. Por kjo nuk do të thotë fshehje e problemeve, do të thotë zerim i roblemve. Përtej kësaj, në këtë rast, nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten.”- tha Rama, në një deklaratë që skandalizoi të madh e të vogël në vend e sigurisht në Kosovë.
Si mundet kryeministri shqiptar ta cilësojë Kosovën, thjesht si një fqinj normal, si të gjithë fqinjët e Shqipërisë?! A nuk është Kosova shteti sivlla i joni për të cilin kemi dhe na kanë dhënë mbështetje në ccdo betejë e problematikë që dy vendet kanë hasur? Si mund ta quajë Rama Kosovën një fqinj?!
Po i njejti kryeministër flet e përflet në media prej vitesh rëndësinë e partneriteti me Serbinë, ndërsa ka vënë vulën së bashku me Vuçiçin për minishengenin ballkanik, projektin që ka hasur kundërshti të mëdha në Kosovë.
Fjalimin e tij plot vrer, Rama nuk e ndali dje pasi sulmoi drejtpërdrejt Vjosa Osmanin duke pohuar se bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë. “Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish dhe të bësh propagandë në Tiranë, për të fituar vota në Kosovë.”, tha Rama.
Në fakt politika e jashtme e Shqipërisaë përgjatë këtyre viteve ka qenë në mbështetje të fshehur të politikave që synonin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, një ide kjo që u nis nga Thaçi e Vuçiç, por që sipas shumë dëshmitarëve pati edhe mbështetjen e kryeministrit Rama. Kryeministri shqiptar dhe detyrimisht rilindasit që e ndejkin kanë shfaqur hapur kundërshtin ëndaj të gjithë politikanëve në Kosovë që kundërshtuan minishengenin dhe idenë e ndarjes së Kosovës. Rama e nisi sulmin me Ramush Haradinajn, ku nuk mungoi as padia e turpshme, që më pas u tërhoq zbythshëm.
Më pas nisi sulmet ndaj Albin Kurtit, përmes emisarëve të tij në media, pasi qartazi ky i fundit ishte pengesë për të gjitha planet që treshja kishin përgatitur për Kosovën.
E së fundmi tani po sulmon Vjosën. Si nuk u ndale njëherë Edi Rama në turravrapin tënd kundër Kosovës…