Aktivisti Gent Sejko ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Në një reagim në facebook, Sejko shprehet se grekët donin të merrnin 5 milje det në marrëveshjen që bënë në vitin 2019 me Sali Berishën, por Edi Rama doli më zgjuar dhe u dha vetëm 12 milje!
“Skile janë grekët. Donin të na merrnin 5 milje nëpërmjet Saliut. Erdhi Edi e ja mblodhi duke i dhënë 12”, shkruan Sejko në Facebook.