HomeLAJMERama “zgjidh qesen” për ish-ushtarakët 4 muaj para zgjedhjeve, u tall me...

Rama “zgjidh qesen” për ish-ushtarakët 4 muaj para zgjedhjeve, u tall me ta për 7 vite me radhë, kujtohet kur i duhen votat

Por, edhe Edi Rama i përdori vetëm për vota. Sipas këtij ligji, ish-punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake përfitonin 70 për qind të bazës së vlerësuar, por jo më shumë se pensioni maksimal. Gjithashtu, të gjithë ata punonjës, që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të ndërmarrjeve, trajtohen për një vit me pagë. Ligji vendoste një afat për plotësimin e dokumenteve dhe të gjitha ata që dilnin të papunë pas këtij afati, nuk trajtoheshin. U deshën disa vite që Rama të kujtohet tashmë që i duhet sa më shumë vota. Këta ish-punonjës, në pjesën më të madhe, i plotësojnë kushtet për të përfituar trajtim financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, por janë jashtë afatit për të bërë një kërkesë të tillë.

Qeveria shpjegon se “Pas interesimit të vazhdueshëm të këtyre ish-punonjësve dhe

shoqatave dhe sindikatave me të cilat ato përfaqësohen, është ndërmarrë iniciativa për ndryshimin e ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, duke bërë të mundur rishikimin e neneve 4 dhe 6, të ligjit nr.9179/2004, të cilët e kufizonin të drejtën e ish-punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake, për të aplikuar për trajtim të veçantë deri më 30.9.2004. Nëpërmjet këtij ndryshimi do të bëhet e mundur përfshirja në skemën e trajtimit të veçantë të një grupi ish-punonjësish të ndërmarrjeve ushtarake (Kombinatit Mekanik Poliçan, Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh, si dhe Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë)”./Pamfleti

Most Popular