HomeLAJMEInfektohet infermieri i vaksinuar kundër Covid

Infektohet infermieri i vaksinuar kundër Covid

Pavarësisht nisjes së vaksinimit, lufta me koronavirusin pritet të jetë e vështirë edhe gjatë 2021-shit. Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar rasti i parë i infektimit nga koronavirusi të një të vaksinuari.

Bëhet fjalë për një infermier në San Diego të Kalifornisë, i cili rezultoi pozitiv 8 ditë pasi iu injektua vaksina e firmave Pfizer-BioTNech. Infermieri i identifikuar vetëm me emrin Mathew shërbente në pavionet ku kurohen të infektuarit me COVID-19 ku edhe mendohet ta ketë marrë virusin.

Sipas ekspertëve, dy janë mundësinë pse ai është infektuar pas vaksinimit. Ai mund të jetë treguar i shkujdesur me masat mbrojtëse anti-COVID, teksa ka marrë vetëm njërën nga dy dozat e vaksinës që është e pamjaftueshme për të krijuar imunitet të plotë. Mundësia tjetër është që të ketë qenë i infektuar para injeksionit. Pavarësisht kësaj, pasojat e infeksionit kanë qenë më të lehta. Ndaj këshillohet vazhdimi i respektimit të rregullave anti-COVID  deri në krijimin e një vaksine 100% të sigurt.

Ndërsa në rezultatet zyrtare të fazës së tretë të testimeve për vaksinën Moderna është konfirmuar se ajo ka krijuar imunitet për të penguar infektimin tek 94.5% e pjesëmarrësve në testime, por lajmi shpresëdhënës është se kjo vaksinë parandalon në 100% të rasteve pasojat e rënda të infektimit.

Most Popular