Teksa njoftoi arritjen e marrëveshjes me kompaninë amerikane Pfizer, duke siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës anticovid, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare ka vendosur që t’i dhurojë një sasi Kosovës, që do të shkojnë për personelin mjekësor të spitalit Covid në Prishinë.
Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian dhe theksoi se Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës, ashtu siç bëri Bashkimi Europian me Ballkanin Perëndimor.
“E kemi kapërcyer kështu në kohë rekord për pozicionin për pozicionin tejet të disfavorshëm nga u nisëm hendekun që hapi m’u në mes të Europës vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pa kuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht, e BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar, dhe si europian jam ndjerë i turpëruar. Ndërsa si Kryeministër i Shqipërisë jam ndjerë më i motivuar se kurrë për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtur nga mundësia për t’u mbrojtur njëkohësisht me europianët ë tjerë, në këtë luftë botërore me rrezikun e vdekjes.