HomeLAJMETjetër rekord nga Bitcoin, arrin vlerën më të lartë historike

Tjetër rekord nga Bitcoin, arrin vlerën më të lartë historike

Monedha virtuale Bitcoin ka arritur një tjetër shifër rekord. Të enjten, më 31 Dhjetor 1 Bitcoin kapi vlerën e 29.300 Dollarëve. Gjatë këtij viti, kriptomonedha ka katërfishuar vlerën e saj.

Pasi kapi 29 mijë Dollarë, monedha virtuale pësoi një rënie me 0.67% duke zbritur në shifrat 28.774 Dollarë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 16 Dhjetor, Bitcoin shënoi rritje të madhe në vlerën e 20 mijë Dollarëve.

Potenciali i Bitcoin për fitime të shpejta, si dhe tendencat për t’u bërë një metodë kryesore pagese, ka nxitur interesin e investitorëve të mëdhenj amerikanë.

Por disa ekspertë këshillojnë që të bëhet kujdes me këtë kriptomonedhë, për shkak të paqëndrueshmërisë që ka.

Sipas tyre, Bitcoin arrin vlera të larta në mënyrë të menjëhershme, por po kaq shpejt pëson rënie drastike. /tvklan.al

Most Popular