HomeLAJMEValentina tërhiqet nga Love Story, tregon çfarë nuk shkon mes saj dhe...

Valentina tërhiqet nga Love Story, tregon çfarë nuk shkon mes saj dhe Saimirit

Nata e 8-të e spektaklit Love Story në Tv Klan u shoqërua me një dinamikë ngjarjesh, teksa Saimiri kishte rezervuar 3 takime me 3 nga vajzat.

Valentina, Arjana dhe Generda ishin konkurrentet të cilat shkëmbyen biseda e momente të këndshme me 33-vjeçarin.

 

Mirëpo Valentina vendosi papritur që të hiqte dorë nga emisioni.

Ajo u shpreh se Saimirit i uron suksese, por ajo mendon se nuk përshtatet me të.

Dua të jem e sinqertë. Dua të falenderoj produksionin që më dhatë mundësinë të isha këtu. Vajzave dhe Saimirit i uroj sukses. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin”, deklaroi Valentina.

Ndërkohë, Saimiri u shpreh se duke qenë se ishte nata e parë e hyrjes së vitit 2021, kishte vendosur të mos eliminonte asnjë vajzë.

“E vlerësoj shumë sinqeritetin tënd. Sot meqë ishte nata e parë e Vitit të Ri, kisha menduar të mos eliminoja asnjë nga vajzat. Kisha fshehur një trëndafil”, u shpreh ai.

Most Popular