HomeLAJMEShkëlqimi i Damian Gjiknurit; afrimi me Edin dhe ndarja me gruan

Shkëlqimi i Damian Gjiknurit; afrimi me Edin dhe ndarja me gruan

Damian Gjiknuri hyri në politikë si person i përmbajtur, ku deklaratat e tij ishin gjithmonë strikte dhe asnjëherë nuk tejkalonin vijën e kuqe. Madje edhe ndaj akuzave personale nuk u përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Por, besimi që ai fitoi nga Rama, besim që e mori nga përdorimi që i bëri Kryeministri e ktheu Gjiknurin në një lubi. Gjiknurit jo vetëm që i erdhi goja, por nisi edhe të fryhej. Nga abuzimet me tenderë me miliona euro, Rama nisi ta përdori edhe për çështje elektorale.

Gjiknuri vjen në politikë nga një eksperiencë shumë e gjatë pune si jurist dhe prania e tij nuk është krejt e rastësishme. Angazhimi i tij nis që prej gjyqtar në 1995, vetëm një vit pas diplomimit. Pas ardhjes së PS në pushtet, ai do t’i bashkohej SHISH-it si drejtor planizimi dhe drejtimi dhe pas kësaj karriera e tij do të kishte vetë ngritje.

Shkëlqimi erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2009, ku u kthye në një prej personave më të besuar të Ramës. Me ardhjen në pushtet të PS në 2013, Gjiknuri do të bëhej ministër i Infrastrukturës, detyrë që do ta mbante deri në fund të mandati. Mandati ne dytë të qeverisë “Rama”, ai mori një post edhe më të rëndësishëm, atë të ministrisë së Instratrurkturës dhe Transportit.

Ndarja

Posti i rëndësishëm i ministrit duket se ishte fatal për Gjiknurin si bashkëshort. Paratë, pushteti dhe femrat e bukura rreth tij, bënë që lidhja me bashkëshorten të ndërpritej. Ndonëse publikisht ata cilëson “çift i lumtur”, në fakt prej disa vitesh ata jetojnë të ndarë edhe pse ligjërisht nuk janë të divorcuar. Por pavarësisht kësaj, duket se mes tyre ka një “pakt” pasi interesat financiare karshi njëri-tjetrit nuk i kanë ndërprerë.

Vizita e indianit

Në dhjetor të vitit 2018 në Shqëri erdhi guruja indian Paramahamsa Visheëanda, i pritur nga ndjekësit e tij shqiptarë, ku ndër më kryesorët ishte bashkëshortja e ministrit Damian Gjiknuri. Vetë Gjiknuri, rezulton anëtar aktiv i këtij sekti të paqartë dhe të dyshimtë.

Deputeti është përpjekur ta mbajë të rezervuar përkatësinë e tij në sekt, ndonëse bashkëshortja e tij, zonja Rovena Agolli (Gjiknuri) ka publikuar me dhjetëra foto dhe video të sektit, sidomos gjatë aktiviteteve që zhvillohen jashtë vendit.

Përkatësia e ministrit Gjiknuri në këtë sekt është bërë dhe objekt i vëmendjes së shërbimeve inteligjente. Kjo gjë ka bërë që ish-ministri për shkak edhe të largësisë me bashkëshorten të ruajtë distancë nga sekti.

Kompanitë fantazëm

Bashkëshortja e ish-ministrit, Rovena Gjiknuri sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, është regjistruar si “person fizik” me emrin e saj, në vitin 2013, me aktivitet “Shërbime në fushën e dizajnit, skenografisë…”. Tre vjet më pas, në 2016, Rovena Gjiknuri regjistron “Studio Fabrika”, në të cilën emërohet administratore. Aktiviteti i “Fabrikës” është projektimi arkitektonik për objekte civile, industriale, spitalore, turistike, e të tjerë.

Në QKR nuk janë të publikuara të ardhurat e krijuara nga “personi fizik” Rovena Gjiknuri. Ekziston vetëm një dokument i vitit 2013, në të cilin ajo deklaron të ardhura zero, pra pa asnjë aktivitet. Ishte viti kur bashkëshorti i saj, Damiani, mori detyrën si ministër i Energjisë dhe Industrisë.

Ndërsa kompania e dytë e Rovena Gjiknurit, “Studio Fabrika”, e regjistruar në vitin 2016, duket se ka ecur mirë, por jo aq sa deklarohet në formularët e pasurisë së ish-ministrit dhe sot deputetit të Partisë Socialiste. Verifikimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit ka interes të veçantë, pasi ato janë deklaruar si baza për blerjen e shtëpisë 200 m2, me vlerë 280 mijë euro, në vitin 2016.

Damian Gjiknuri deklaron në vitin 2016 të ardhurat e tij nga paga si ministër dhe të ardhurat e bashkëshortes, të cilat rreth 4 herë më të larta se të tijat, në një total prej 6. 2 milionë lekë të reja. Në atë vit, Rovena Gjiknuri, e cila sapo e kishte krijuar “Studio Fabrika”, deklaron në Tatime se fitimi i saj ishte 2.6 milionë lekë të reja. Pra, pjesa tjetër, rreth 4 milionë lekë të reja, si rregull, duhet të jetë fituar nga shitja e projekteve të dizajnit, nëpërmjet “personit fizik”.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2017, Damian Gjiknuri deklaron se bashkëshortja e tij ka krijuar të ardhura plot 9 milionë lekë të reja nga dy NIPT-et e saj. Në QKR rezulton se “Studio Fabrika” e Rovena Gjiknurit ka fitim 4.4 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa tjetër duhet të jetë siguruar nga “personi fizik”, dizenjim dhe arredim. /Demokratike.al

Most Popular